Maxima
STIROMOL Thermo është ngjitës ndërtimor njëkomponentësh, elastik, i tipit të thatë, i prodhuar nga lidhës hidraulikë dhe sintetikë, me shtesa aditivësh. Është i destinuar për ngjitjen e stiroporit në të gjitha llojet e sipërfaqeve minerale, si dhe si shtresë armimi për pllakat EPS.
STIROMOL Thermo, 25kg, i shtohet 6-6.5l ujë dhe përzihet derisa të krijohet masë homogjene pa gunga. Pritet 10 minuta, pastaj përzihet përsëri intensivisht. Masa e përgatitur kështu është gati për përdorim dhe duhet të konsumohet brenda 2 orësh. STIROMOL Thermo aplikohet në pllakat termoizoluese përgjatë skajeve dhe në 3-6 pika në mes të pllakës (mbulimi me ngjitës duhet të jetë min. 40%), dhe me shtypje ngjiten në bazament të fortë dhe të pastër. Në pllakat termoizoluese të ngjitura, pas 2-3 ditësh, rekomandojmë tipllim (6 copë/m²). Vendosja e rrjetës armuese kryhet duke e shtypur në shtresën e aplikuar më parë të STIROMOL Thermo, me trashësi 2-3mm, me mbivendosje 10cm, dhe pastaj e gjithë sipërfaqja lëmohet me ngjitësin STIROMOL Thermo. Trashësia totale e shtresës së aplikuar STIROMOL Thermo duhet të jetë min. 4mm.
Temperatura e punës: Temperatura optimale e punës është nga +10°C deri +30°C. Nuk duhet të përdoret nën +5°C, si dhe në diell të fortë, erë, mjegull dhe shi. Sipërfaqet e aplikuara freskët, në kushte optimale, duhet të mbrohen nga ndikimet atmosferike së paku 24 orë.
Konsumi: Nga 3.5-5kg/m² për ngjitje dhe nga 4-5kg/m² për armim.
Afati i përdorimit dhe ruajtja: 12 muaj nga data e prodhimit e shënuar në ambalazh. Të ruhet në ambalazh të mbyllur dhe të padëmtuar, në hapësirë të thatë dhe të ajrosur.