Maxima
MAXIPOL është bojë ekologjike për sipërfaqet e brendshme të mureve. Karakterizohet me bardhësi të jashtëzakonshme, mbulueshmëri të lartë, përshkueshmëri të avullit dhe rezistencë ndaj fshirjes së thatë. Është e përshtatshme për lyerjen e të gjitha llojeve të sipërfaqeve të thata dhe të forta: sipërfaqe të suvatuara imët vertikale dhe të tavanit, beton, sipërfaqe fibro-çimentoje dhe pllaka gipsi. MAXIPOL mund të tonohet me pigmentet MAXI Color, si dhe në sistemin MAXIMIX.
Sipërfaqja duhet të jetë: e thatë, me kapacitet mbajtës, e pastër dhe pa pjesë të lidhura dobët, pluhur, kripëra të tretshme në ujë, yndyrna dhe papastërti të tjera. Boja e vjetër që nuk është e lidhur mirë hiqet mekanikisht. Sipërfaqet jo të rrafshëta duhet të rrafshohen me një nga masat GLETOLIN për glet të mureve të brendshme. Para lyerjes, sipërfaqja duhet të impregnohet me bazamentin përkatës MAXIKRIL, në varësi të gjendjes së sipërfaqes. MAXIPOL aplikohet me furçë, rul ose makinë spërkatëse, në dy shtresa mbuluese. Për shtresën e parë, MAXIPOL mund të holohet me ujë deri në 40%, ndërsa për shtresën e dytë mund të holohet deri në 25%. Shtresa e dytë aplikohet pas 6 orësh, pra mbi shtresën e tharë më parë. Pas përdorimit, veglat duhet të shpëlahen menjëherë me ujë.
Temperatura e punës: Temperatura optimale e punës është nga +10°C deri +30°C. Nuk duhet të përdoret nën +5°C.
Konsumi: 125-185ml/m² në dy shtresa, në varësi të vrazhdësisë dhe thithshmërisë së sipërfaqes.
Afati i përdorimit dhe ruajtja: 18 muaj nga data e prodhimit e shënuar në ambalazh. Të ruhet në ambalazhin origjinal, mirë të mbyllur dhe të padëmtuar, në temperaturë prej +5°C deri +25°C, i mbrojtur nga drita e drejtpërdrejtë e diellit. EU VOC: A(a) 30g/l; MAXIPOL maks. 2.0g/l. PRODUKT EKOLOGJIK. NUK DUHET TË NGRIJË!