Maxima
HIDROMAX 505 është masë elastike dykomponente polimer-çimento e prodhuar në bazë të çimentos, mbushësve të përzgjedhur, polimerëve hidrofobikë dhe hidroizolues me shtesa aditivësh. Përbëhet nga përbërësi i thatë A dhe përbërësi i lëngshëm B, përzierja e të cilëve prodhon masë pastoze që aplikohet me furçë. Përdoret për mbrojtjen e objekteve nga shfaqja e lagështisë kapilare, nga depërtimi i ujit nën presion të ulët, si dhe në situata ku është e nevojshme të sigurohet hidroizolim nën ndikimin e presionit pozitiv hidrostatik të ujit. Rekomandohet për hidroizolimin e banjove, kuzhinave, mureve të groposura, hapësirave të bodrumit dhe themelit, rezervuarëve dhe pishinave. Mund të përdoret në sisteme me ngrohje në dysheme.
Sipërfaqja duhet të jetë: me kapacitet mbajtës, e pastër dhe pa pjesë të lidhura dobët, pa pluhur, kripëra të tretshme në ujë, yndyrna dhe papastërti të tjera. Sipërfaqet prej betoni, shtresat çimentoje dhe suvatë duhet të jenë të vjetra min. 28 ditë. Zgavrat e mëdha dhe dëmtimet e sipërfaqeve fillimisht duhet të mbushen me llaç riparues, beton ose me ngjitësin KERAMOL për pllaka qeramike. Përmbajtja e një thesi (përbërësi A) prej 5kg i shtohet gradualisht 5kg lëng (përbërësi B) me përzierje të vazhdueshme (raport përzierjeje 1:1), derisa të merret masë homogjene e përshtatshme për aplikim me furçë. Masa lihet të prehet 10 minuta dhe përzihet përsëri. Masa e përgatitur kështu është gati për vendosje dhe duhet të konsumohet brenda 1 ore. Para aplikimit të hidroizolimit, sipërfaqja duhet të lagëhet mirë me ujë. Masa e përgatitur aplikohet me furçë të fortë dhe të vrazhdë, në dy shtresa, me kryqëzim të shtresave. Shtresa e dytë aplikohet menjëherë pas ngurtësimit të shtresës së parë e cila nuk është plotësisht e tharë. Çdo shtresë pasuese aplikohet në drejtim të kundërt në mënyrë që shtresat të jenë të kryqëzuara. Te sipërfaqet e ekspozuara nën ndikim të fortë të ujit, mund të nevojiten 3 ose 4 shtresa. Nëse koha mes aplikimit të dy shtresave është më e gjatë se 24 orë, shtresa e mëparshme rërohet lehtë. Trashësia totale minimale e shtresave është 2mm, ndërsa maksimale 5mm. Këndet, sifonet dhe kalimet e tubave duhet të izolohen me shirita izolues. Mbi bazamentin e izoluar mund të ecet pas 3 ditësh. Pllakat qeramike mund të vendosen pas min. 12 orësh, në varësi të trashësisë së shtresës dhe kushteve klimatike.
Temperatura e punës: Temperatura optimale e punës është nga +10°C deri +30°C. Nuk duhet të përdoret në temperatura +5°C dhe +35°C, si dhe në diell të fortë, erë, mjegull dhe shi. Sipërfaqet e aplikuara freskët, në kushte optimale, duhet të mbrohen nga ndikimet atmosferike derisa të vendosen pllakat.
Konsumi: ≈1.2-1.4kg/m2 për dy shtresa, në varësi të vrazhdësisë dhe thithshmërisë së bazamentit, teknikës dhe mënyrës së aplikimit.
Afati i përdorimit dhe ruajtja: Përbërësi A - 12 muaj nga data e prodhimit e shënuar në ambalazh. Të ruhet në ambalazh të mbyllur dhe të padëmtuar, në hapësirë të thatë dhe të ajrosur. Përbërësi B - 12 muaj nga data e prodhimit e shënuar në ambalazh. Të ruhet në ambalazhin origjinal, mirë të mbyllur dhe të padëmtuar, në temperaturë prej +5°C deri +25°C, i mbrojtur nga drita e drejtpërdrejtë e diellit.