Maxima
MAXIKRIL është prajmer akrilik i destinuar për impregnimin e sipërfaqeve të ndryshme (tulla, beton, bazamente fibro-çimentoje etj.) para aplikimit të bojrave dispersive dhe suvave dekorative fasadore. MAXIKRIL aplikohet lehtë, thahet shpejt dhe impregnon me cilësi bazamentin. Sipërfaqet e trajtuara bëhen të njëtrajtshme, lyhen në mënyrë të barabartë, thithin më pak, kanë ngjitje më të mirë me materialet përfundimtare dhe ulin konsumin e tyre. Filmi i tharë është pa ngjyrë. MAXIKRIL Concentrate nuk përdoret nëse në punimet përfundimtare vendosen materiale me bazë silikati ose silikoni.
Sipërfaqja duhet të jetë: e thatë, me kapacitet mbajtës, e pastruar nga pluhuri, yndyrnat, pjesët e brishta dhe shtresat e vjetra. Para përdorimit, MAXIKRIL holohet me ujë në raport 1:3. Aplikimi bëhet me furçë, rul ose makinë spërkatëse, në një shtresë. Koha e tharjes, në kushte optimale, është min. 6 orë. Pas përdorimit, veglat duhet të shpëlahen menjëherë me ujë.
Temperatura e punës: Temperatura optimale e punës është nga +10°C deri +30°C. Nuk duhet të përdoret nën +5°C, si dhe në diell të fortë, erë, mjegull dhe shi.
Konsumi: Nga 50-75ml/m², në varësi të vrazhdësisë dhe thithshmërisë së bazamentit.
Afati i përdorimit dhe ruajtja: 18 muaj nga data e prodhimit e shënuar në ambalazh. Të ruhet në ambalazhin origjinal, mirë të mbyllur dhe të padëmtuar, në temperaturë prej +5°C deri +25°C, i mbrojtur nga drita e drejtpërdrejtë e diellit.