Maxima
KERAMOL Plus është ngjitës për pllaka qeramike me bazë lidhësish hidraulikë, agregate të përzgjedhura posaçërisht, polimerë sintetikë dhe aditivë. Është i përshtatshëm për vendosjen e pllakave qeramike, mozaikëve prej guri dhe pllakave prej guri. Është i destinuar për vendosjen e pllakave qeramike në ambiente të brendshme, në sipërfaqe muri dhe dyshemeje. Gjithashtu edhe për hapësira që janë nën ndikim afatshkurtër të lagështisë së shtuar (kuzhina, banjo, tualete) dhe për punime të jashtme, kur vendosen pllaka thithëse në sipërfaqe thithëse.
KERAMOL Plus, 25kg, i shtohet 7l ujë dhe përzihet derisa të krijohet masë homogjene pa gunga. Pritet 15 minuta, dhe përzihet përsëri intensivisht. Masa e përgatitur kështu është gati për përdorim dhe duhet të konsumohet brenda 2 orësh. Sipërfaqet ku aplikohet ngjitësi duhet të kenë kapacitet mbajtës, të pastruara nga pluhuri, yndyrnat dhe papastërti të tjera. Pabarazitë më të mëdha mbushen me ngjitësin KERAMOL Plus një ditë para vendosjes së pllakave. Para aplikimit të ngjitësit, sipërfaqet gruntohen me bazamentin përkatës MAXIKRIL, në varësi të gjendjes së sipërfaqes. Aplikimi i ngjitësit bëhet me mistri të dhëmbëzuar, ashtu që min. 65% e sipërfaqes së pllakës të jetë e mbuluar me ngjitës. Gjatë ngjitjes së pllakave të rënda qeramike, këshillohet aplikimi i një shtrese shtesë ngjitësi. Pllakat vendosen mbi ngjitësin e aplikuar duke i lëvizur majtas-djathtas, lart-poshtë. Hapësirat mes pllakave, pas minimum 24 orësh, mbushen me FUGALIN, masën për fugim. Pas vendosjes së pllakave, pllakat dhe veglat duhet të shpëlahen menjëherë me ujë.
Temperatura e punës: Punimet të kryhen në temperatura nga +5°C deri +30°C. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në procesin e ngurtësimit.
Konsumi: Nga 2-5kg/m² në varësi të cilësisë së sipërfaqes së përgatitur, teknikës dhe mënyrës së aplikimit të ngjitësit.
Afati i përdorimit dhe ruajtja: 12 muaj nga data e prodhimit e shënuar në ambalazh. Të ruhet në ambalazh të mbyllur dhe të padëmtuar, në hapësirë të thatë dhe të ajrosur.