Maxima
KERAMOL Flex është ngjitës fleksibël për pllaka qeramike me bazë lidhësish hidraulikë, agregate të përzgjedhura posaçërisht, polimerë sintetikë dhe aditivë. Është i destinuar për pllaka të brendshme jo thithëse dhe të jashtme jo thithëse që vendosen në sipërfaqe dyshemeje thithëse. Është i qëndrueshëm në temperaturë nga -20°C deri +70°C. Rekomandohet për përdorim në banjo, kuzhina, sisteme me ngrohje në dysheme, ballkone dhe tarraca, pra në të gjitha situatat ku pllakat qeramike të ngjitura janë të ekspozuara ndaj lagështisë së shtuar dhe ndryshimit të temperaturës.
KERAMOL Flex, 25kg, i shtohet 7L ujë dhe përzihet derisa të krijohet masë homogjene pa gunga. Pritet 15 minuta, dhe përzihet përsëri intensivisht. Masa e përgatitur kështu është gati për përdorim dhe duhet të konsumohet brenda 2 orësh. Sipërfaqet ku aplikohet ngjitësi duhet të kenë kapacitet mbajtës, të pastruara nga pluhuri, yndyrnat dhe papastërti të tjera. Pabarazitë më të mëdha mbushen me ngjitësin KERAMOL Flex një ditë para vendosjes së pllakave. Para aplikimit të ngjitësit, sipërfaqet gruntohen me bazamentin përkatës MAXIKRIL, në varësi të gjendjes së sipërfaqes. Nëse ngjitet "pllakë mbi pllakë", sipërfaqja gruntohet me bazamentin MAXIKRIL Ceramic. Aplikimi i ngjitësit bëhet me mistri të dhëmbëzuar, ashtu që për punime të brendshme min. 65% e sipërfaqes së pllakës të jetë e mbuluar me ngjitës, ndërsa për punime të jashtme ngjitësi aplikohet në të gjithë sipërfaqen e pllakës. Pllakat vendosen mbi ngjitësin e aplikuar duke i lëvizur majtas-djathtas, lart-poshtë. Hapësirat mes pllakave, pas minimum 24 orësh, mbushen me FUGALIN, masën për fugim. Pas vendosjes së pllakave, pllakat dhe veglat duhet të shpëlahen menjëherë me ujë.
Temperatura e punës: Punimet të kryhen në temperatura nga +5°C deri +30°C. Kushtet atmosferike mund të ndikojnë në procesin e ngurtësimit.
Konsumi: Nga 2-5kg/m² në varësi të cilësisë së sipërfaqes së përgatitur, teknikës dhe mënyrës së aplikimit të ngjitësit.
Afati i përdorimit dhe ruajtja: 12 muaj nga data e prodhimit e shënuar në ambalazh. Të ruhet në ambalazh të mbyllur dhe të padëmtuar, në hapësirë të thatë dhe të ajrosur.