Maxima
GLETOLIN Bio është masë pluhur për gletim të sipërfaqeve të brendshme, të suvatuara fort të mureve, si dhe të pllakave gipsi. GLETOLIN Bio karakterizohet me lehtësi gjatë aplikimit dhe përpunueshmëri. Sipërfaqet e rrafshuara, kur janë plotësisht të thata, mund të lyhen me të gjitha llojet e bojrave dispersive.
GLETOLIN Bio, 25kg, i shtohet 10l ujë dhe përzihet derisa të krijohet masë homogjene pa gunga. Pritet 15 minuta, pastaj përzihet përsëri intensivisht. Masa e përgatitur kështu është gati për përdorim dhe duhet të konsumohet brenda 24 orësh. Sipërfaqet e mureve duhet të kenë kapacitet mbajtës, të pastruara nga pluhuri, yndyrnat dhe papastërti të tjera. Para aplikimit të GLETOLIN Bio, sipërfaqet gruntohen me bazamentin përkatës MAXIKRIL, në varësi të gjendjes së sipërfaqes. Masa e përgatitur aplikohet në sipërfaqet e mureve me mistri prej çeliku ose me shpatull ngjyrosësi inox. Pas tharjes, çdo shtresë e aplikuar duhet të lëmohet me letër zmerile. Koha e tharjes, para aplikimit të shtresës tjetër, përkatësisht para lëmimit, në kushte optimale është min. 12 orë. Trashësia totale maksimale e rekomanduar e shtresës është 5mm. Pas përdorimit, veglat duhet të shpëlahen menjëherë me ujë.
Temperatura e punës: Temperatura optimale e punës është nga +10°C deri +30°C. Nuk duhet të përdoret nën +5°C.
Konsumi: 0.9-1.5kg/m², në varësi të vrazhdësisë së bazamentit.
Afati i përdorimit dhe ruajtja: 12 muaj nga data e prodhimit e shënuar në ambalazh. Të ruhet në ambalazh të mbyllur dhe të padëmtuar, në hapësirë të thatë dhe të ajrosur.