Maxima
FUGALIN është masë fugimi hidrofobike, e përshkueshme nga avulli, elastike, e mbrojtur fungicidalisht, e cila ngjitet shkëlqyeshëm në sipërfaqe dhe është rezistente ndaj gërvishtjes. Është e destinuar për fugimin e pllakave qeramike dhe prej qelqi, mozaikëve dhe gurëve në punime të brendshme dhe të jashtme. Përdoret si për sipërfaqe muri ashtu edhe për dysheme. Gjerësia maksimale e fugave nuk duhet të jetë më e madhe se 8mm. FUGALIN, falë vetive të tij të jashtëzakonshme teknike, është i përshtatshëm për përdorim në banjo, kuzhina, si dhe në ambiente të brendshme me sistem ngrohjeje në dysheme. FUGALIN prodhohet në nuanca të ndryshme, sipas kartelës së ngjyrave MAXIMA për masën e fugimit.
FUGALIN, 2kg, i shtohet ≈600ml ujë dhe përzihet mirë me mikser. Pritet 5-10 minuta, dhe përzihet përsëri intensivisht. Masa e përgatitur kështu është gati për vendosje dhe duhet të konsumohet brenda 2 orësh. FUGALIN aplikohet me mistri gome për fugim, diagonalisht në raport me drejtimin e fugës, në mënyrë që të shtypet brenda fugës. Sipërfaqja që fugohet duhet të lagëhet paraprakisht. Pas aplikimit, pas rreth 10-15 minutash, e gjithë sipërfaqja e pllakave dhe fugave fshihet me sfungjer të imët për fuga, dhe pastaj lustrohet me leckë të thatë. Hidrofobiciteti i FUGALIN arrihet 5-7 ditë pas vendosjes. Te pllakat shumë poroze dhe të vrazhda, para fillimit të punës kontrollohet si pastrohen. Nëse ngjitësi me të cilin janë ngjitur pllakat nuk është plotësisht i thatë, mund të vijë deri te ndryshimi i ngjyrës së fugës. Mbi pllaka mund të ecet 12 orë pas vendosjes së FUGALIN. Pas përdorimit, veglat duhet të shpëlahen menjëherë me ujë.
Temperatura e punës: Temperatura optimale e punës është nga +10°C deri +30°C. Nuk duhet të përdoret nën +5°C, si dhe në diell të fortë, erë, mjegull dhe shi.
Konsumi: Nga 0.5-1.0kg/m², në varësi të gjerësisë dhe thellësisë së fugës, si dhe formatit të pllakave.
Afati i përdorimit dhe ruajtja: 24 muaj nga data e prodhimit e shënuar në ambalazh. Të ruhet në ambalazh të mbyllur dhe të padëmtuar, në hapësirë të thatë dhe të ajrosur.