Llak përfundimtar i pangjyrë për mbrojtje të thellë të drurit nga lagështia dhe kalbja. Rezistent ndaj kushteve atmosferike, mbron thellë drurin, ruan pamjen natyrale të drurit. Përdoret për mbrojtjen e sipërfaqeve të jashtme dhe të brendshme prej druri të varkave, veshjeve, kuvertave. Aplikohet në 1-2 shtresa. Thahet në prekje për 4-5 orë, ri-aplikohet pas 24 orësh. Përdorni hollues vaji – 5220 për larjen e veglave.